Aktivisti shqiptaro-amerikan: Torres premtoi se do ta ndjekë rrugën e Engel për çështjen shqiptare

  • E.K /
  • 04 January 2021 - 14:30
Aktivisti shqiptaro-amerikan: Torres premtoi se do ta ndjekë rrugën e Engel për çështjen shqiptare

Aktivisti i shquar shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka thënë se kongresisti Ritiche Torres premton se do ta ndjekë rrugën e Eliot Engel, i cili u largua nga Capitol Hill pas 32 vjetësh në detyrë.

“Për çështjet shqiptare, kongresmeni Torres premton ta ndjekë rrugën e Eliot Engel”, ka shkruar Bajraktari.

Paraprakisht, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka uruar për detyrën e re kongresistin Ritiche Torres, i cili do të zëvendësoj kongresistin Eliot Engel, i cili pas 32 viteve largohet nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

“Bashkëbisedimi me të për rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm në politikën amerikane, si dhe për inkurajimin e madh e lidhjen e fortë me aktivistin e shquar të çështjes sonë kombëtare z.Harry Bajraktari, janë shpresë e madhe se miqtë e Kosovës në Amerikë nuk do të zvogëlohen asnjëherë, ashtu siç duan e shpresojnë kundërshtarët e Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj-Stublla. 

(Kosova Sot Online)