Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus

  • E.K /
  • 04 January 2021 - 15:10
Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe  7 të vdekur si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe ka pasur më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19

169 persona janë infektuar me COVID-19, ndërsa  313 persona janë shëruar nga ky virus.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.050 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169 raste positive”, thuhet nga IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.835.

(Kosova Sot Online)