Gruaja më e moshuar në botë mbush 118 vjeç

  • A.P /
  • 04 January 2021 - 15:53
Gruaja më e moshuar në botë mbush 118 vjeç

Personi më i vjetër në botë, japonezja Kane Tanaka, mbushi ditën e djeshme 118 vjeç.

E lindur më 2 janar 1903, Tanaka u njoh në mars 2019 nga Libri i Rekordeve “Guinness” si gruaja më e vjetër në planet, në moshën 116 vjeç dhe shtatorin e kaluar ajo vendosi rekordin japonez me 117 vjet dhe 261 ditë.

Banore e një azili pleqsh në Fukuoka, Japonia perëndimore-qendrore, Tanaka festoi ditëlindjen e saj duke falënderuar personelin dhe të gjithë personat me të cilët ndan aktivitetet e përditshme aty.

Sipas raporteve nga qendra e trajtimit, ajo bën gjimnastikë përditë, është në gjendje të kryejë llogaritje dhe është e apasionuar pas lojës japonez “Reversi”.

“Hani ushqim të shijshëm dhe mos ndaloni kurrë së studiuari”, tha Tanaka, kur e pyetën se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së saj. Gruaja shtoi se qëllimi i saj është të arrijë moshën 120-vjeçare.

(Kosova Sot Online)