Organizoi bixhoz dhe skena piramidale, 47 vjeçari kapet nga Policia në Drenas

  • A.P /
  • 04 January 2021 - 19:06
Organizoi bixhoz dhe skena piramidale, 47 vjeçari kapet nga Policia në Drenas

Policia e Kosovës e ka zënë në flagrancë A.Q 47 vjeç, duke organizuar skena piramidale dhe organizim të bixhozit të pa ligjshëm në Drenas.

Lajmin e ka konfirmuar , zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00,  në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, saktësisht në një lokal në qendër tregtare është arrestuar një person i dyshuar për Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Personi i dyshuar: A.Q (mashkull) 47 vjeç, me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që njësitet policore të stacionit policor të Drenasit, në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe zyrtarë kompetent nga Dogana e Kosovës, po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)