Aksidenti në Arllat, Policia konfirmon 1 të vdekur, 6 të lënduar dhe 4 makina të përfshira

  • A.P /
  • 04 January 2021 - 22:36
Aksidenti në Arllat, Policia konfirmon 1 të vdekur, 6 të lënduar dhe 4 makina të përfshira

Një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mes katër veturave në fshatin Arrlat në rrugën rajonale për Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti

“Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat -Malishevë , ka ndodhë një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira 4 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)