Greta Thunberg pasi mbushi 18 vjeç: Do tregoj sekretet e errëta

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 08:14
Greta Thunberg pasi mbushi 18 vjeç: Do tregoj sekretet e errëta

Aktivistja Greta Thunberg ka mbushur 18 vjeç, dhe teksa falenderoi ndjekësit për urimet, ndau me ta edhe një mesazh ironik.

“Faleminderit shumë për të gjitha urimet në ditëlindjen time të 18! Sonte do më gjeni poshtë klubit të zonës, duke treguar të gjitha sekretet e errëta që fshihen pas teorive konspirative të klimës dhe grevës së shkollës dhe njerëzit e ligj që s’më kontrollojnë dot më tani. Më në fund jam e lirë!”, shkroi Greta.

Postimi është një përgjigje ironike ndaj të gjithë atyre që mendonin se Greta ishte vetëm një fëmijë, që përdorej nga njerëz më të rritur e më të pushtetshëm se ajo.

Greta Thunberg, aktiviste dhe ish-kandidate për çmimin Nobel për Paqe, u shpall një nga vajzat/gratë që la gjurmë në dekadën që lamë pas, duke u renditur në vendin e 100 në listën e Grave më të Fuqishme sipas Forbes.

(Kosova Sot Online)