Mjeku shqiptar vaksinohet kundër koronavirusit: M’u duk si çlirim nga pandemia

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 08:40
Mjeku shqiptar vaksinohet kundër koronavirusit: M’u duk si çlirim nga pandemia

Mjeku Albert Troci në një lidhje me Skype nga Italia tregoi se ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Mjeku shtoi se shpreson që me vaksinimet të arrijnë t’i japin fund pandemisë që ka mbërthyer botën.

“Mund të them që është një ndjesi e mirë. Ajo që ndjeva në atë moment është si të thuash një çlirim. Më duket si dita e çlirimit ku ne do të fillojmë ta heqim tani e tutje nga jeta virusin. Shpresojmë që ky vit të jetë viti i pastrimit global nga Covid.

Kjo është doza e parë, pas 21 ditësh bëhet doza e dytë në krahun tjetër për të evituar reaksione lokale. Duhet patur parasysh se kur një person sa është vaksinuar pas 10 ditësh kur është marrë doza e dytë ka një fillim imuniteti.”, u shpreh mjeku.

(Kosova Sot Online)