Kosovarët që ia mësyjnë Kanadasë duhet t’i kenë parasysh këto rregulla

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 08:43
Kosovarët që ia mësyjnë Kanadasë duhet t’i kenë parasysh këto rregulla

Konsulli i Përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka njoftuar për masat e reja që ka ndërmarrë shteti kanadez për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Syla ka bërë me dije se që nga 7 janari, secili udhëtarë mbi moshën 5-vjeçare duhet të posedojë test PCR-Negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

Përveç testit, secili udhëtarë duhet të vetizolohet për 14 ditë pas arritjes në Kanada.

“Per planin e karantinimit (vetizolimit) udhetaret duhet qe ta perdorin aplikacionin ose ëebfaqen ArriveCAN (shih vegzen me poshte), ku duhet t’i japin kontaktet e tyre si dhe planin 14 ditor te karantinimit para hyrjes se Kanada”, thuhet në postimin e tij./Express

Postimi i tij i plotë:

Njoftim

Lusim te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves qe do te udhetojne nga data 7 janar 2021 (e enjte) drejt Kanadase, qe te perfillin masat me te reja te ndermarra nga shteti kanadez per te luftuar perhapjen e virusit COVID 19.

Qeveria kanadeze permes nje njoftimi, informon te gjithe udhetaret te cilet deshirojne te fluturojne drejt Kanadase se duke filluar nga data 7 janar 2021:

– secili udhetare mbi moshen 5 vjeçare duhet te posedoje rezultatin negativ te testit anti COVID 19, jo me te vjeter se 72 ore;

– secili udhetare, pas arritjes ne Kanada duhet te vetizolohet per 14 dite;

– per planin e karantinimit (vetizolimit) udhetaret duhet qe ta perdorin aplikacionin ose ëebfaqen ArriveCAN (shih vegzen me poshte), ku duhet t’i japin kontaktet e tyre si dhe planin 14 ditor te karantinimit para hyrjes se Kanada.

(Kosova Sot Online)