Policia e ka përgjuar Aleksander Vuçiqin dhe familjen e tij

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 11:47
Policia e ka përgjuar Aleksander Vuçiqin dhe familjen e tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zbuluar se ai ishte përgjuar për një vit e gjysmë.

Në një intervistë për “Kurir“, ai gjithashtu tha se e dinte kush qëndron pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do ta hetonin këtë.

“Kurir” shkruan se përveç kreut të shtetit, ekzistonte edhe një listë e plotë e personave që ishin duke u përgjuar.

“Bisedat dhe punët e familjes së presidentit të Serbisë – vëllait të tij, Andrej Vuçiq dhe djalit të madh, Danilo Vuçiq. Po ashtu, edhe drejtori i BIA-së, Bratislav Gashiq, Milosh Vuçeviq…

Në një intervistë për “Kurir”-in, Vuçiqi konfirmoi se ai është përgjuar.Konfirmimi për këtë veprim u bë nga ministri i Policisë, Aleksandar Vulin.

Mediat raportojnë se një hetim i gjerë dhe i hollësishëm tashmë ka filluar dhe se kanë nisur shkarkimet e krerëve të institucioneve të sigurisë. 

(Kosova Sot Online)