Ushtarët e FSK’së me trupat amerikanë jashtë vendit, për çka voton sot Kuvendi?

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 13:22
Ushtarët e FSK’së me trupat amerikanë jashtë vendit, për çka voton sot Kuvendi?

Kryeministri Avdullah Hoti, ka sqaruar misionin që do të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës në misionet jashtë vendit.

Hoti ka shkruar në Facebook se në seancën e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës që do të mbahet sot, pritet të merret vendimi për bashkë-dërgimin e kontingjentit të FSK’së në misone jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

“Me kërkesën time, sot prej orës 18:00 do të mbahet një Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës: Marrja e vendimit për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka bërë të ditur se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar kontingjentin e FSK’së në misione jashtë vendit është bërë në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Republikës së Kosovës me 31 dhjetor 2021, ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ky vendim i është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)