Blerim Latifi: Sulmet ndaj Vjosa Osmanit për fizikun e saj janë logjikë fashiste

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 13:50
Blerim Latifi: Sulmet ndaj Vjosa Osmanit për fizikun e saj janë logjikë fashiste

Filozofi Blerim Latifi ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut për u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

Latifi në Facebook ka shkruar se Vjosa Osmani nuk e ka bindur asnjëherë politikisht e thotë se e ka kritikuar ashpër e publikisht disa herë.

Megjithatë, Latifi shton se sulmet që po i bëhen për fizikun e saj nuk janë aspak normale.

“Është logjikë fashiste ta gjykosh politikisht dikë nisur nga tiparet e fizikut të tij. Sot në Kosovë ka shumë gra në politikë që janë viktima të kësaj logjike.Politika është punë e mendjes, e jo e peshës apo kapacitetit fizik. Kujtoni Wolfgang Schäuble-n, politikanin e famshëm gjerman, i cili tash e 30 vjet është i paralizuar në këmbë dhe lëvizë me karrocë invalidësh, por kjo nuk i ka penguar gjermanët që t’i besojnë drejtimin e ekonomisë gjermane dhe shumë institucioneve tjera, përfshirë edhe Bundestagun”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)