LDK rikujton: Zëdhënës i partisë është Besian Mustafa

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 14:27
LDK rikujton: Zëdhënës i partisë është Besian Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media përmes së cilës kanë rikujtuar se zëdhënës i partisë që drejton Isa Mustafa është Besian Mustafa.

“Ju njoftojmë që personi kontaktues për medie, është zëdhënësi i LDK-së, z. Besian Mustafa;”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim është vendosur edhe numri kontaktues i Besian Mustafës dhe emalin zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Besian Mustafa, djali i Xhemajl Mustafës ishte emëruar zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës në nëntorin e vitit 2018.

(Kosova Sot Online)