Ministria ka publikuar listën e re të çmimeve për shitjen e derivateve të naftës

  • A.P /
  • 19 May 2026 - 09:20
Ministria ka publikuar listën e re të çmimeve për shitjen e derivateve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar listën e re të çmimeve maksimale të lejuara (tavan) për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës, të cilat do të jenë valide për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të fundit të ministrisë, çmimet maksimale të caktuara për datën 19 maj 2026 pësuan një lëvizje të lehtë krahasuar me ditët e kaluara:

Nafta (dizel): 1.62 euro për litër (shënon rritje prej 2 centësh);

Benzina: 1.53 euro për litër (shënon rritje prej 3 centësh);

Gasi: 0.75 euro për litër (shënon rënie prej 3 centësh).

Sipas njoftimit zyrtar, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e paradites së sotme.

MINT u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi ose tejkalim të këtyre çmimeve tavan nga ana e operatorëve ekonomikë. Ankesat mund të adresohen në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit përmes emailit zyrtar [email protected] ose në numrin e telefonit pa pagesë 0800 11000.

(Kosova Sot Online)