Armend Zemaj: Kemi siguruar 500 mijë vaksina të Pfizer-it

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 14:39
Armend Zemaj: Kemi siguruar 500 mijë vaksina të Pfizer-it

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Kosova siguruar 500 mijë vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer.

Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.

“Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre.Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19”, thuhet në njoftimin e saj.

Krahas kësaj, ai tha se Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.

“Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së.Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Zemajt.

(Kosova Sot Online)