Në Ferizaj shpërthen bombola e gazit, ka të lënduar

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 15:08
Në Ferizaj shpërthen bombola e gazit, ka të lënduar

Në një restorant në lagjen “The village” në Ferizaj, pak më parë ka ndodhur një shpërthim i një bombole gazi, si pasojë e këtij shpërthimi ka persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Major Qazim Reka, por i njëjti nuk ka dhënë më tepër informacione se kaq.

Ai tha se për numrin e të lënduarve dhe detaje të tjera do të dalin me detaje më vonë.

Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe ekipi mjekësorë, pas pak detaje të reja.

(Kosova Sot Online)