Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 15:14
Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 4 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar më shumë të shëruar se të infektuar me këtë virus.

199 raste të reja me këtë virus janë raportuar në vend, ndërsa 430 persona janë shëruar nga ai.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.282 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 199 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 430 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600.

(Kosova Sot Online)