Kryesia e Kuvendit merr vendim për seancën e jashtëzakonshme për dërgimin e FSK’së jashtë vendit

  • A.P /
  • 05 January 2021 - 16:18
Kryesia e Kuvendit merr vendim për seancën e jashtëzakonshme për dërgimin e FSK’së jashtë vendit

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme të mbahet sot më 5 janar 2021.

“Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u mblodh sot nën drejtimin e kryeparlamentares dr. Vjosa Osmani, për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me pikë të vetme të rendit të ditës, shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Kryesia vendosi që konform kërkesës, seanca e jashtëzakonshme të mbahet sot, më 5 janar 2021, në orën 18:00”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Mediat të Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu Kryesia autorizoi Komisionin funksional për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, për shqyrtimin paraprak të këtij propozim-vendimi

(Kosova Sot Online)