
Lexoni edhe:
Dritaret e banesave thyhen nga fuqia e madhe e shpërthimit në Ferizaj
Në një restorant në Ferizaj ka ndodhur një shpërthim i madh gjatë ditës së sotme. Si pasojë e tij, 41 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore, teksa 11 janë dërguar për shërim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë. Në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë.
Lajmin për rritjen e numrit të të lënduarve, në 41, e ka konfirmuar, Major Qazim Reka.
Dritaret e banesave thyhen nga fuqia e madhe e shpërthimit në Ferizaj
Lexoni edhe:
“Mund të ju konfirmojmë se numri i të lënduarve ka shkuar në 41”, tha Reka..
Brenda restorantit dyshohet se ka shpërthyer një bombolë e gazit, ku përveç dhjetëra të lënduarve janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.
Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, nga Spitali i Feriajit kanë treguar për gjendjen e të lënduarve që kanë kërkuar trajtim në këtë spital.
(Kosova Sot Online)