Mjeku i QKUK-së jep detaje për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

  • A.P /
  • 05 January 2021 - 17:10
Mjeku i QKUK-së jep detaje për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

Mjeku i QKUK-së jep detaje për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

Shpërthimi i një bombole gazi brenda një restoranti në Ferizaj ka lënë 42 persona të lënduar, deri më tani. Viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe të paktën 14 nga ta kanë marrë djegie të shkallës së dytë.

Nga QKUK në një prononcim për media thanë se gjendja e 14 prej tyre është mesatarisht e rëndë, ku lëndimet zakonisht janë në pjesën e sipërme të trupit dhe në fytyrë.

“14 pacientë deri tani..gjendja mund të themi se është stabile e mesatarisht e rëndë. Më i riu ishte i vitit 2002, ndërsa mosha 49 vjeçare është më e larta. Nuk ka rrezik për jetë por është gjendja mesatarisht e rëndë. Kryesisht lëndime kanë marrë në pjesën e sipërme të trupit dhe në fytyrë”, thotë një mjekë nga një lidhje të drejtpërdrejt nga QKUK-ja.

(Kosova Sot Online)