I riu humbi lojën online, i nervozuar hidhet nga ballkoni

  • A.P /
  • 05 January 2021 - 20:53
I riu humbi lojën online, i nervozuar hidhet nga ballkoni

Pasi humbi lojën online një  31-vjeçar nga provinca gjermane e Nordrhein-Westfalen ka kërcyer nga ballkoni i katit të parë.

Sipas të dhënave nga policia ai ishte duke luajtur me kushëririn e tij dhe në momentin kur humbi u tërbua dhe i afërmi i tij nuk po mundte ta qetësonte.

Ai goditi kushëririn e tij, dhe më pas u hodh nga ballkoni. 

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbëriti  ambulanca ku i ofroi ndihmën e parë 31-vjeçarit i cili fatmirësisht kishtë pësuar dëmtime të lehta.


(Kosova Sot Online)