Bllokohet ekstradimi i Julian Assange në SHBA

  • A.P /
  • 05 January 2021 - 20:58
Bllokohet ekstradimi i Julian Assange në SHBA

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange nuk mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ka vendosur një gjykatë në Londër.

Gjykatësja Vanessa Baraitser bllokoi kërkesën për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin mendor të Assange.

49-vjeçari kërkohet për publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara në 2010 dhe 2011.

SHBA thotë se rrjedhja e atyre dokumenteve në publik, ka thyer ligjin dhe ka rrezikuar jetë njerëzish.

Gjyqtarja përshkroi provat e vetë-dëmtimit të tij dhe mendimeve vetëvrasëse.

(Kosova Sot Online)