Abdixhiku tregon se përse e refuzoi postin në Qeverinë Hoti

  • A.P /
  • 05 January 2021 - 21:40
Abdixhiku tregon se përse e refuzoi postin në Qeverinë Hoti

Ish-ministri Lumir Abdixhiku në qeverinë e Albin Kurtit, ka treguar se pse refuzoi postin e ministrin në qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se ai s’ka dashur të jetë pjesë e një qeverie për të cilën ka menduar se s’duhet fare të formohet.

“E vërteta është se unë s’kam dashur të jem pjesë e mëtutjeshme e qeverisë së ardhshme. Fillimisht sepse nuk kisha përkrahur formimin e një qeverie tjetër edhe unë s’mund të jem pjesë e diçkaje nëse veç e kundërshtoj’, tha Abdixhiku.

“Kam qenë veç një zë kundër në atë kohë. Shumica ka menduar ndryshe. Për parimet dhe bindjet e mija, kur jam pjesë e një familje politike, unë veproj sipas vendimit të shumicës, vendimi im ishte pakicë. Kam qenë vetëm një votë, s’kam arrit as dy me i bo me votu si unë. Pra nuk më kanë dhënë të drejtë që tash unë të jap ultimatum ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe e as të dalë t’i dëmtojë delegacionet e partisë. Më e pakta që mund të bëj është që të mos jem pjesë e diçkaje që mendoj se s’duhet të ndodhë”, shtoi ai.

“Për mua karrigia s’sështë qëllim në veti. Shumë i marrë lakmi këta që kanë qejf me marrë poste politike sepse është përgjegjësi e madhe. Nuk e kam karrigen unë pjesë të qëllimit tim politik. Karrigia është njëfar mjeti për me e realizu një qëllim”, theksoi Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)