Zgjedhjet afër, mobilizohen partitë: Kush do të fitojë!

  • A.P /
  • 05 January 2021 - 22:32
Zgjedhjet afër, mobilizohen partitë: Kush do të fitojë!

Ishin PDK që të martën në mesditë u mblodhën në selinë e partisë, në LDK s’pati ndonjë lëvizje, ndërsa LVV ishte aktivizuar më shumë

Vendimi për zgjedhjet ka mobilizuar partitë politike në vend.

Ishin PDK që të martën në mesditë u mblodhën në selinë e partisë.

Por, megjithatë kjo parti nuk kanë vendosur nëse do nisin bisedimet për ndonjë koalicion parazgjedhor.

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka lënë ende të hapur mundësinë e një koalicioni me Nismën.

“Sot kemi folur shumë gjatë për pikat programore në mbledhjen e kryesisë. Ende nuk kemi biseduar për koalicionet që mund të kemi, qëndrimi është që PDK-ja të kandidojmë me identitetin dhe logon e saj, por ende ka kohë. Por nuk ka opinione të ndara në raport me koalicionet e mundshme”, tha Enver Hoxhaj, kandidat për kryeministër nga PDK

Ndërkohë, në partinë për të cilën është konfirmuar se tashmë ka nisur bisedimet me një parti të vogël për një koalicion parazgjedhor, të martën nuk pati edhe shumë lëvizje.

Se LDK ka nisur bisedimet me AKR-në, tash e një javë e konfirmuan nga kjo e fundit, një ditë më parë.

Por, burime të Televizionit brenda LDK-së thonë se ka zëra kundër një koalicioni të mundshëm me AKR-në.

Ndërkohë, në Lëvizjen Vetëvendosje gjatë tërë ditës pati lëvizjë të anëtarëve të kësaj partie.

(Kosova Sot Online)