Shpërthimi në Ferizaj lajm edhe në mediat e botës

  • E.K /
  • 06 January 2021 - 10:37
Shpërthimi në Ferizaj lajm edhe në mediat e botës

Agjensia e lajmeve evropiane “Euronews” ka shkruar për shpërthimin që ndodhi dje në Ferizaj ku u lënduan më shumë se 40 persona.

Mediumi evropian shkruan se më shumë se 40 persona janë lënduar në dyshimin për shpërthim gazi në Kosovë.

Ndërkaq, 15 persona po trajtohen në Qendrën Emergjente të QKUK-së, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një prej lokaleve në qytetin e Ferizajt.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me shpërthimin e bombolës së gazit në Ferizaj, ku mbetën të lënduar dhjetëra persona.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se si pasojë e këtij shpërthimi kanë pësuar lëndime trupore 29 persona. 14 prej tyre shkaku i lëndimeve të rënda janë transportuar për tretman në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

(Kosova Sot Online)