Në Holandë vaksinohet personi i parë kundër koronavirusit

  • E.K /
  • 06 January 2021 - 10:44
Në Holandë vaksinohet personi i parë kundër koronavirusit

Doza e parë e vaksinës kundër COVID-19 është dhënë sot në Holandë.

Personi i parë që e mori atë ishte Sanna Elkadiri, 39 vjeçe, një punëtore në shtëpinë e kujdesit në Veghel, njoftoi NOS.

Ministri holandez i Shëndetësisë, Hugo de Jonge, tha se kanë qenë 10 muaj të krizës në këtë shtet, dhe se tani kjo krizë do të përfundoj.

“Më në fund, pas 10 muajsh në gjendje krize, ne kemi filluar dhe do ta përfundojmë këtë krizë. Por do të duhet vërtet pak kohë ” tha ai.

Rreth 269,000 punonjës të shtëpive të kujdesit janë duke u ftuar të marrin vaksinat kundër COVID-19, tha të martën Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mjedisit.

(Kosova Sot Online)