Therje me thikë në Prishtinë, arrestohet një shtetas i huaj

  • E.K /
  • 06 January 2021 - 10:55
Therje me thikë në Prishtinë, arrestohet një shtetas i huaj

Një shtetas i huaj është arrestuar në Prishtinë, pasi që ai ka sulmuar fizikisht duke e therë me thikë një person poashtu shtetas i huaj.

Policia ka njoftuar se therja me thikë, ka ndodhur të martën rreth orës 17:00.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 05.01.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therë me thike viktimën mashkull shtetas i huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)