Lexoni edhe:
Gjykata Speciale merr vendim t’ua vazhdojë paraburgimin Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt
Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin Armend Zemaj dhe drejtorin e IKShPK-së Naser Ramadani, po mbajnë një konferencë për media.
Me këtë rast kryeministri Hoti tha se është bërë një punë e madhe për vaksinat kundër COVID-19 e për të përgatitur strategjinë për imunizim.
Ai tha se përmes kësaj strategjie do të përcaktohen prioritetet e vaksinimit, derisa tha se po planifikojnë që rreth 20 mijë qytetarë të vaksinohen brenda ditës.
“Është bërë një punë e madhe për të përgatitur strategjinë e imunizimit e cila do të kalojë shpejt në komitet. E mira e këtij dokumenti është se përcaktohen prioritetet e vaksinimit dhe ashtu si do të na vijnë sasitë e vaksinimit do ta bëjmë atë. Fillimisht mjekët dhe stafi shëndetësorë do të vaksinohen, pastaj personat mbi moshën 65 vjeçar dhe personat që kanë rrezikshmëri të lartë. Strategjia parasheh në detaje veprimet që janë ndërmarrë deri tani nga institucionet shëndetësore për të krijuar kapacitetet e nevojshme për vaksinim”, tha ai.
Hoti tha se vaksinat do të shpërndahen në gjithë Kosovën, derisa ka kërkuar nga Komunat që përmes Qendrave të Mjekësisë Familjare t’i përgatisin listat për vaksinim.
“Komunat përmes QMF udhëzohen që të përgatisin listat e qytetarëve sipas këtyre prioteteve. Kapaciteti ditor i institucioneve shëndetësore në Kosovë është të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë në gjithë Kosovën. Për një periudhë të shkurtë kohore ne do të vaksinojmë një pjesë të konsiderushme të qytetarëve”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)