Gjermani: Numër rekord i rasteve të reja me COVID-19

  • E.K /
  • 06 January 2021 - 12:11
Gjermani: Numër rekord i rasteve të reja me COVID-19

Gjermania ka regjistruar numrin e dytë më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19, sipas Institutit Robert Koch.

Sipas këtij institutit sot kanë ndërruar jetë edhe 1 mijë e 19 pacientë duke e çuar numrin e fataliteteve totale në 36 mijë e 537, shkruan CNN.

Kujtomë se numri i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë u raportua më 30 dhjetor kur u regjistruan 1 mijë e 129 viktima.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 mijë e 237 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në Gjermani në 1 milion e 808 mijë e 647 të infektuar.

(Kosova Sot Online)