Ministri Zemaj takohet me ambasadorin e Turqisë dhe Italisë, shpreh nevojën për ndihmë për vaksina e barna

  • G.G /
  • 06 January 2021 - 12:35
Ministri Zemaj takohet me ambasadorin e Turqisë dhe Italisë, shpreh nevojën për ndihmë për vaksina e barna

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot ambasadorin e Turqisë, Çaërë Sakar dhe atë të Italisë, Nicola Orlando.

Bashkë me ta, Zemaj ka diskutuar për situatën epidemiologjike në vend.

Ai ka thënë se Kosova do të ketë edhe më tej nevojë për ndihmën e ndërkombëtarëve për menaxhimin efikas të pandemisë, për vaksina e për barna.

Njoftimi i tij i plotë:

Në takime të ndara me ambasadorin e Turqisë, z. Çaërë Sakar dhe atë të Italisë, z. Nicola Orlando, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, ndihmën që mund ta ketë shteti ynë nga këto shtete mike.

Republika e Kosovës edhe më tej do të ketë nevojë për ndihmën e miqve ndërkombëtarë për menaxhimin efikas të pandemisë, barna, material shpenzues, pajisje dhe vaksinat anti covid në veçanti.

Kosova është e bekuar me miqtë e saj!

(Kosova Sot Online)