Danimarka u ndalon hyrjen udhëtarëve nga Afrika e Jugut

  • G.G /
  • 06 January 2021 - 12:45
Danimarka u ndalon hyrjen udhëtarëve nga Afrika e Jugut

Danimarka u ka ndalur hyrjen e udhëtarëve nga Afrika e Jugut për shkak se një variant i ri i virusit Covid-19 është zbuluar atje.

Sipas mediave të huaj ministria e Punëve të Jashtme në Danimarkë ka këshilluar ndalimin e të gjitha udhëtimeve përfshirë edhe udhëtimet e biznesit, në të gjithë Afrikën e Jugut.

Varianti ka një model mutacioni që shqetëson shkencëtarët dhe duket se e bën virusin të transmetohet më lehtë.

Një tjetër variant i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar ka nxitur shqetësim të ngjashëm global.

(Kosova Sot Online)