Danimarka shtrëngon masat për të frenuar variantin e ri të koronavirusit

  • G.G /
  • 06 January 2021 - 12:57
Danimarka shtrëngon masat për të frenuar variantin e ri të koronavirusit

Qeveria e Danimarkës doli me një deklaratë duke thënë, se do të kufizojë numrin e personave të grumbulluar nëpër vende të ndryshme, me qëllim që të parandalojë përhapjen e variantit të ri britanik të koronavirusit.

Rregulli aktual i distancës një metër ka ndryshuar, dhe tani është dy metra, ky rregull vlen nëpër dyqane, rrugë dhe lokale të ndryshme, tha Mette Fredriksen,  Kryeministrja e Danimarkës.

‘’Ne jemi në një situatë vërtet serioze. Ne nuk mund ta ndalojmë mutacionin, por mund ta vonojmë atë , kështu që kemi kohë për të vaksinuar edhe më shumë’’, thotë kryeministrja  Mette Fredriksen.

Danimarka është vendi në BE që ka vaksinuar më së shumti në popullatën e saj. Ne do të vaksinojmë 100,000 mijë danezë në ditë kur të kemi më shumë vaksina. Ne duhet të shmangim më shumë infeksione që vijnë në Danimarkë, thotë Mette Fredriksen.

Autoritetet daneze kanë njoftuar se Danimarka po përjeton një rritje të rasteve me variantin e ri të koronavirusit, dukshëm më i transmetues, ku fillimisht u shfaq në Britaninë e Madhe, shkruan SVT Nyheter News.

(Kosova Sot Online)