AAK-së i bashkohet një aktivist nga Prekazi

  • E.K /
  • 06 janar 2021 - 13:25
AAK-së i bashkohet një aktivist nga Prekazi

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë subjekt sot është bashkuar Shqiprim Kodra, një aktivist nga Prekazi i Skenderajt.

Lajmin e ka bërë të ditur Haradinaj përmes Facebook’ut.

“Sot u bashkua me ne Shqiprim Fadil Kodra, një aktivist i dalluar nga Prekazi i Skenderajt. Për mua dhe kolegët e mi është nder ta vazhdoj traditën e hershme me këtë familje të nderuar, të cilët ishin konaku im në kohë të vështira. Gjeneral Fadil Kodra njihet si krahu i djathtë i Heronjve Jashari dhe bashkëluftëtar i shumë të tjerëve që e nisën luftën tonë të lavdishme”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)