Ramush Haradinaj ia zyrtarizon kandidaturën Gani Dreshajt

  • E.K /
  • 06 January 2021 - 14:50
Ramush Haradinaj ia zyrtarizon kandidaturën Gani Dreshajt

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zyrtarizuar kandidaturën për deputet anëtarit të kësaj partie, Gani Dreshaj, përgjatë së mërkurës.

Haradinaj, me anë të ‘Facebook’-ut ka njoftuar për zyrtarizimin e tij, teksa ka thurur lavde për Dreshajn.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pak ditë më parë, Rasim Selmanaj pati thënë se lideri i partisë Ramush Haradinaj do të jetë bartës i listës në zgjedhje por jo edhe kandidat për kryeministër.

Postimi i plotë:

Gani Dreshaj tash e sa kohë është pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët politik.

Përkrahës i proceseve për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Humanist i devotshëm, që gjithëherë ishte pranë njerëzve në nevojë. Ndërmarrës i suksesshëm që hapi shumë vende pune.

Lista e Aleancës edhe në këto zgjedhje, do ketë njerëz të vlefshëm si Ganiu, që kontribuan shumë për vendin.

Na priftë e mbara!

RH 

(Kosova Sot Online)