
Lexoni edhe:
Nënkryetari i Nismës aderon në AAK
Frikë dhe traumë është shkaktuar në zonën e Ferizajt ku një ditë më parë ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Madje një banor i ndërtesës, që ndodhet në afërsi të “Steak House”, nuk po ndihet i sigurt të kthehet në banesën e tij, pasi nga shpërthimi janë çarë edhe muret.
“Unë nuk kam qenë këtu kur ka ndodh incidenti, por e kam njohur stafin e restorantit, pasi banoj këtu dhe dëgjova që disa nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Muret e banesës m’u kanë ça, për fat të mirë gruaja ka shku te familja e saj me fëmijë, prindërit kanë dalë kur ka ndodh shpërthimi, unë tani erdha me marrë diçka brenda. Nuk po ndihem i sigurt me u kthy sërish në banesë”, tha ai.
Kështu duket sot lokali ku ndodhi shpërthimi
Vendi është rrethuar me shirita të policisë, përveç Ekipit të Forenzikës nuk po lejohet të kalojë askush
Ndërsa, punëtori i banakut në restorantin ku ndodhi shpërthimi pohon se nuk e ka njohur shefin e tij për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar ai.
“Kam qenë në banak, jam ulë me marrë pije poshtë, edhe veç i kam qitë duart përmbi kokë skam ditë, kam nejt 30 sekonda edhe jam çu kam dalë jashtë. Shefin s’e kam njoft, qaq u konë në gjendje të keqe saqë s’e kam njoft. Unë jam mire, vetëm gishtat i kam lëndu”, rrëfeu punëtori i “Steak House”.
Nënkryetari i Nismës aderon në AAK
Lexoni edhe:
Punëtori i cili fatmirësisht i lëndoi vetëm gishtat
Sipas mjekëve, pronari i restorantit, Genc Sopa, ka pësuar lëndime të mëdha dhe ndodhet në gjendje të rëndë. E lëndime ka pësuar edhe një grua shtatzënë bashkë me vajzën e saj të vogël, gjithashtu mësohet se brenda lokalit kishte pasur edhe mërgimtarë.
Dëmtime pësuan edhe veturat e parkuara në afërsi të restorantit
Rastin e ka rrëfyer edhe punëtori i “A and M Clothes”, Venhar Bytyçi, i cili në momentin e shpërthimit ishte brenda këtij dyqani, por shpëtoi mrekullisht.
“Në ato momente kemi qenë në orarin e punës, në depo kanë qenë vetëm katër punëtorë, shumica e punëtorëve kanë qenë në lokal. Kur ka ndodhë shpërthimi i bombolës së gazit ka qenë tmerr i madh sepse ne menduam që është ndonjë tërmet, se shpërthimi ka qenë shumë i madh, më pas dolëm jashtë”, tha Bytyçi.
Ai shtoi se katër kolege të tij kanë pësuar lëndime të rënda trupore, teksa pohoi se edhe në dyqan janë shkaktuar dëme të mëdha.
“Koleget e mi kanë pësuar lëndime të mëdha trupore dhe gjendja e tyre shëndetësore është shumë e rëndë, sidomos katër vajza kanë pasoja shumë të mëdha, i kam parë krejt gjak në fytyrë dhe në kokë, kanë pas lëndime shumë të mëdha. Me koleget kam bisedu, dy janë më mirë e dy të tjera kanë lëndime më të rënda. Gjendja e lokalit është katastrofë ka edhe dëme të mëdha”, përfundoi ai.
Duke folur për Gazetën Express, menaxherja e këtij dyqani, tha se punëtoret e saj kanë pësuar lëndime të mëdha dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Kam qenë në shtëpi kur ka ndodh rasti, kur dëgjova në vendin e ngjarjes kam arritur për 10 minuta, 4 punëtore i kam të lënduara, tri janë më pak të lënduara e njëra në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka qepje në hundë, në kokë, është shumë keq. Dëmtime në lokal kemi shumë, por për neve është e rëndësishme punëtorja me qenë mirë me shëndet. Në momentin e shpërthimit kemi pasur 20 punëtorë në të dy lokalet. 21 vjet i ka punëtorja që ka pësu lëndime të rënda trupore, e kam vizitu dy herë, ka dhimbje dhe është me traumë. Kanë mendu që ndodhi tërmet, pastaj kanë dalë dhe ka arritur autoambulanca për t’i transportuar njerëzit në Emergjencë”, tha ajo.
Teksa shtoi se në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe farmacistja e barnatores, e cila në momentin e shpërthimit ishte në vendin e saj të punës.
(Kosova Sot Online)