1.9 milionë të vdekur nga COVID-19 në botë

  • A.P /
  • 06 January 2021 - 19:25
1.9 milionë të vdekur nga COVID-19 në botë

Rreth 1.9 milionë persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19 në botë. Ndërsa, mbi 87 milionë persona vlerësohet të jenë infektuar deri tani me këtë virus.

1 milionë e 883 mijë e 23 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e COVID-19 në botë, përcjell Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur nga faqja botërore e statistikave worldometers.info.

Sipas kësaj faqes, 87 milionë e 201 mijë e 417 persona janë infektuar deri tani me këtë virus, ndërsa 61 milionë e 753 mijë e 219 persona janë shëruar nga ai.

Amerika prinë e para me numrin më të madh të rasteve të infektuara me 21 milionë e 625 mijë e 578 të infektuar dhe 366 mijë e 474 viktima, pastaj India me 10 milionë e 388 mijë e 61 raste dhe 150 mijë e 272 viktima, Brazili me 7 milionë e 825 mijë e 616 raste dhe 197 mijë e 956 viktima, Rusia me 3 milionë e 308 mijë e 601 raste dhe 59 mijë e 951 viktima dhe Britania me 2 milionë e 836 mijë e 801 raste dhe 77 mijë e 346 viktima.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 52 mijë e 634 raste nga 190 mijë e 879 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

1 mijë e 357 persona kanë vdekur nga ky virus në vend.

(Kosova Sot Online)