Befasi e këtyre zgjedhjeve gara mes LDK-së e AAK-së për vendin e tretë

  • A.P /
  • 06 January 2021 - 19:41
Befasi e këtyre zgjedhjeve gara mes LDK-së e AAK-së për vendin e tretë

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj thotë se befasi e këtyre zgjedhjeve mund të jetë rezultati tejet i dobët i LDK-së, i cili sipas tij do jetë rezultati më i dobët në historinë e kësaj partie.

Ai thotë se në bazë të sondazheve LDK e AAK do garojnë për vendin e tretë, kjo sepse LDK pësoi në elektorat nga Qeveria Kurti por edhe nga ajo Hoti.

“Nuk pres befasi në rezultatin zgjedhor, mund të ketë lëvizje në përqindje por jo edhe befasi. Po dihet që fitues i zgjedhjeve do jetë VV, gara është për vendin e dytë a do jetë PDK apo LDK, beosj që PDK do jetë e dyta sepse ishte në opozitë. E pjesëmarrje në Qeverinë Kurti dhe atë Hoti LDK-në e ka dëmtu, e cila do mbetet e treta dhe në bazë të sondazheve ka një garë mes LDK-së e AAK-së se cila ka me qenë partia e tretë. LDK ka pësu nga Qeveria me VV e me Qeverinë Hoti, pësoi shumë në elektorat. Befasia e zgjedhjeve ka mundësi me qenë kjo, rezultati tejet i dobët i LDK-së që besoj që nuk e ka pasë asnjëherë në histori një rezultat të dobët si në këto zgjedhje“, deklaroi Demhasaj.

(Kosova Sot Online)