
Lexoni edhe:
Grenell reagon pas dhunës në SHBA: Çdokush që merr pjesë në dhunë duhet të arrestohet
Protestuesit pro-Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit Ame4rikan sot, ku anëtarët e Kongresit po mblidheshin për të vërtetuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
E për këtë, presidenti i zgjedhur, Joe Biden ka folur për media, ku ka kërkuar nga Trump që të kërkojë përmes televizionit që të përfundoj kjo kryengritje.
Grenell reagon pas dhunës në SHBA: Çdokush që merr pjesë në dhunë duhet të arrestohet
Lexoni edhe:
“Kërkoj nga Presidenti Trump që të dalë në televizionin kombëtar tani që të përmbushë betimin e tij, ta mbrojë Kushtetutën dhe të kërkojë që ky rrethim të përfundojë tani. Të sulmohet Kongresi të thyhen dritaret dhe të pushtohet Dhoma e Përfaqëusuesve, kjo nuk është protestë kjo është kryengritje. Bota është duke parë tani drejtpërdrejt. Jam i pikëlluar që shteti ynë ka ardhur në këtë moment të errët. Këta gangsterë që janë futur në vendin e Ligjit të tërhiqen prapa”, tha Biden.
Ndërsa, CNN e thirrur në burime të saj shkruan se shumë oficerë janë plagosur dhe të paktën një u transportua në spital.
Madje, një grua është në gjendje kritike pasi u plagos me armë zjarri në gjoks.
(Kosova Sot Online)