
Lexoni edhe:
Arben Gashi me një mesazh të koduar: E mbrojtëm shtetin, po e shihni pse
Me profesion është infektolog.
Por përpos punës së infektologut Shemsedin Dreshaj, ligjëron edhe në Universitetin e Prishtinës.
Megjithatë Dreshaj, ka vendosur që vetit ti shtoj edhe një angazhim tjetër.
Ky i fundit tashmë është bërë pjesë e AAK-së.
Arben Gashi me një mesazh të koduar: E mbrojtëm shtetin, po e shihni pse
Lexoni edhe:
Me anëtarësimin e tij në parti, Dreshaj menjëherë i është bashkangjitur listës për deputet.
E përfshirjen në politikë duket se ai e ka marrë mjaft seriozisht.
Infektologu e lë të hapur mundësinë që të lë punën e tij prej infektologu, vetëm për të kontribuar në politikë.
Megjithatë Dreshaj nuk është personi i vetëm që ka aderuar në parti politike.
Ai që deri dje prezantohej si analist i pavarur nëpër studio televizive, tash është pjesë e PDK-së.
Pos Kastratit ditë më parë partisë iu bashkëngjitë anëtarë të tjerë.
E anëtarësime pati edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.
Zyra për Media nga kjo parti kanë thënë se fluks të madh ka pasur në Skenderaj e Deçan.
E anëtarësime të reja po del se ka edhe në partinë e Nismës Social Demokrate.
Zyra pë Media nga kjo parti kanë deklaruar se ditët e fundit janë anëtarësuar rreth 100 qytetarë.
E trendi i aderimeve në kohe fushatë ka nisur qysh moti.
Por një gjë e tillë po kritikohet nga analisti politik, Rrahman Paçarizi.
Rrahman Paçarizi, analist
Aderimet në parti janë praktikë e zakonshne në prag të zgjedhjeve.
(Kosova Sot Online)