Nisen drejt Turqisë dy nga të lënduarit e Ferizajt

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 07:35
Nisen drejt Turqisë dy nga të lënduarit e Ferizajt

Dy nga të lënduarit e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj janë nisur drejt Turqisë ku do t’i trajtojnë plagët.

Në orët e para të mëngjesit drejt Turqisë janë nisur dy të lënduarit e parë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjeret janë në pritje të nisjes” ka shkruar ai.

“E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar. Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit”, ka shkruar ministri.

Konzoliumi i Klinikës së Kirurgjisë Plastike dhe Anestezionit kanë vendosur për të gjashtë të lënduarit më rëndë që po trajtohen në QKUK se u duhet trajtim jashtë vendit, por megjithatë katër prej tyre do të dërgohen në Turqi.

(Kosova Sot Online)