Tentim vrasje në Lipjan, dy të mitur therin me thikë një person

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 09:02
Tentim vrasje në Lipjan, dy të mitur therin me thikë një person

Një person ka raportuar në Polici se është therur me thikë nga dy të dyshuar.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Janjevë të Lipjanit, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Viktima është therur me thikë nga dy të dyshuar të mitur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjet të mprehte-thikë nga dy te dyshuar meshkuj kosovar – të mitur”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK dhe pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)