Tentim vrasja në Kaçanik, arrestohen pas dy javësh të dyshuarit

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 09:37
Tentim vrasja në Kaçanik, arrestohen pas dy javësh të dyshuarit

Policia në Kaçanik ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Rasti ka ndodhur në “Lagjen e Re” në Kaçanik, mbrëmjen e 19 dhjetorit të vitit 2020, ndërkaq të dyshuarit janë arrestuar të mërkurën e 6 janarit, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

“Lagjja e Re, Kaçanik 19.12.2020 – 21:10. Pas një pune hetimore sot me datë 06.01.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë”, ka bërë të ditur Policia.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit të dyshuari janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur njoftimi i Policisë.

(Kosova Sot Online)