Nuk respektuan Ligjin për COVID-19, për një ditë 832 persona gjobiten në Kosovë

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 11:07
Nuk respektuan Ligjin për COVID-19, për një ditë 832 persona gjobiten në Kosovë

832 gjoba janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë për mosrespektim të Ligjit për pandeminë. Gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe 1 mijë e 176 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Kësisoj gjatë 24 orëve të fundit ajo ka shqiptuar 832 gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar këtë ligj.

Ndërsa, ka shqiptuar edhe 1 mijë e 176 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.

Për çdo ditë policia po shqipton gjoba ndaj atyre që nuk po mbajnë maskën e nuk po respektojnë masat tjera.

Me marrjen e masave mbrojtëse ndaj COVID-19, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar nga policia që të bëjë më shumë kontrolle dhe të dhe të gjobis gjithë ata që nuk respektojnë këto masa. 

(Kosova Sot Online)