Me fasho të gjakosur dhe vrimë në faqe, fotoja e protestuesit në SHBA bëhet virale

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 12:29
Me fasho të gjakosur dhe vrimë në faqe, fotoja e protestuesit në SHBA bëhet virale

Dhjetëra mbështetës të Donald Trump ditën e djeshme mësynë Kongresin e SHBA-së dhe u përplasën me policinë në një përpjekje për të ndaluar çertifikimin e fitores së Joe Biden.

Nga këto protesta të dhunshme shumë qytetraë u plagosën, 4 prej tyre humben jetën dhe shumë të tjerë u arrestuan.

Por në rrjet ka qarkulluar fotoja e një mbështetësi të presidentit në largim Trump, i cili u fotografua nga reporterët jashtë godinës së Capitol me një vrimë në fytyrë.

Në foton e publikuar nga “The Sun” shihet pamja e rëndë e një burri me mjekër që ka një fashë të gjakosur në qafë dhe një vrime në faqe. Nuk dihet ende nga çfarë i është shkaktuar plaga.

(Kosova Sot Online)