Shi e borë gjatë dy ditëve të ardhshme, këto janë temperaturat

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 14:14
Shi e borë gjatë dy ditëve të ardhshme, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do të vazhdojë të  mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit.

Sipas njoftimit të IHK’së, vranësirat do të sjellin reshje shiu dhe bore në dy ditët e ardhshme.

“Këto vranësira të përqendruara mbi territorin tonë do të sjellin sërish reshje shiu dhe bore në viset e larta por edhe në viset mesatare. Pas reshjeve në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme”, bën të ditur IHK.

Instituti ka njoftuar se të premten dhe të shtunën temperaturat do të ulen deri në zero gradë, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3 në 5 gradë celsius.

“Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius. Ky aktivitet dinamik i motit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-10m/s. Shpejtësia e erës si zakonisht më e lartë do të jetë në pjesën veriore të Dukagjinit”, ka njoftuar IHK.

(Kosova Sot Online)