Bashkësia Islame e Kosovës u dërgoi ndihma, populli afrikan e falenderon në këtë mënyrë

  • 07 January 2021 - 14:37
Bashkësia Islame e Kosovës u dërgoi ndihma, populli afrikan e falenderon në këtë mënyrë

Njerëzit në shtetin e Beninit në Afrikën perëndimore e kanë falenderuar Bashkësinë Islame të Kosovës për ndihmat që janë dërguar atje nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, që funksionon në kuadër të BIK-ut.

Për ndihmat që u dërguan atje para rreth një muaji e që përfshinin afro një mijë euro pako me veshmbathje për banorët e këtij shteti, kanë kontribuar besimtarë nga të gjitha vendet e Kosovës.

“Duhet të ceket se besimtarët nga gjithë vendet e Kosovës kanë kontribuar duke u solidarizuar me banorët e Beninit, ku para një muaji Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, pati nisur një maune me afro një mijë pako veshmbathje për banorët e këtij shteti. Drejtori i SHHB “Bereqetit” Behxhet Ajvazi shprehet të kënaqur që ndihmat arritën në dorën e nevojtarëve dhe falënderon popullin dhe gjithë bamirësit në Kosovë që mundësuan realizimin e këtij aksioni”, thuhet në komunikatën e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Komunikata e plotë e BIK-ut:

Populli i Beninit falënderon Bashkësinë Islame të Kosovës për ndihmat e dërguara

Ndihmat e dërguara nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” që funksionin në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIRK), kanë filluar të shpërndahen për popullin e shtetit të Beninës në Afrikën Perëndimore. Me këtë rast pranimi dhe shpërndarja e këtyre ndihma është duke u bërë nga “Asociacioni humanitar për zhvillim e promovim social”në Benine” nën udhëheqjen e drejtorit, Kasim Jusuf. Ai me ketë rast ka shprehu falënderime dhe konsiderata të larta për këto ndihma të dërguara nga Kryesia Bashkësisë Islame të Kosovës (BIRK), të tubuara nga njerëzit e vullnetit të mirë të popullit të Kosovës e duke lutur të madhin Zot që tua shtoj të mirat e Tij të shumta.

Nga ana tjetër edhe Muhamed Ebu Bekr, anëtarë i shoqatës shprehu falënderime për popullin e Kosovës duke vlerësuar se këto mirësi janë nga populli i Kosovës, andaj lusim Zotin që këtë ndihmë të e pranoj nga ata dhe tua shpërblej.” Ne tashmë i kemi shkarkuar ndihmat dhe do t ë fillojmë shumë shpejt shpërndarjen e tyre për nevojtarët. Unë me këtë rast ua konfirmoj se emaneti ka arritur në destinacionin e dedikuar”-tha ai.

Ai po ashtu tha se një pjesë e ndihmave do të shpërndahet në pjesën veriore të shtetit të Benines ku nevoja është më e madhe.

Duhet të ceket se besimtarët nga gjithë vendet e Kosovës kanë kontribuar duke u solidarizuar me banorët e Beninit, ku para një muaji Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, pati nisur një maune me afro një mijë pako veshmbathje për banorët e këtij shteti. Drejtori i SHHB “Bereqetit” Behxhet Ajvazi shprehet të kënaqur që ndihmat arritën në dorën e nevojtarëve dhe falënderon popullin dhe gjithë bamirësit në Kosovë që mundësuan realizimin e këtij aksioni.

Aktivitete të tilla Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” premton se do të organizoj edhe në të ardhmen për tu dal në ndihmë familjeve nevojtare si në vend ashtu edhe jashtë Kosove.

(Kosova Sot Online)