Haradinaj-Stbulla: Kosova e fortë vetëm me Ramushin President dhe Komandant të Ushtrisë

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 15:00
Haradinaj-Stbulla: Kosova e fortë vetëm me Ramushin President dhe Komandant të Ushtrisë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se ka ardhur koha që Kosova të ketë president të dinjitetshëm siç është kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj-Stublla ka thënë se ka ardhur koha që Ramushi Haradinaj të jetë komandant i ushtrisë së Kosovës.

“Ka ardhur koha që Kosova të ketë President të dinjitetshëm, që unifikon faktorin politik në tema nacionale e strategjike, para së gjithash përballë Serbisë! Ka ardhur koha që Kosova të ketë President të besueshëm për ne, e të papërshtatshëm për kundërshtarët e Kosovës.  Ka ardhur koha për Ramush Haradinajn President i Republikës së Kosovës dhe Komandant i Ushtrisë së saj, si e vetmja garancë për një Kosovë të fortë e të qëndrueshme për sot e nesër”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/219112286501505

(Kosova Sot Online)