Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 15:09
Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 6  të vdekur si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 309  raste të reja të infektuara, ndërsa 601  persona janë shëruar.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.417 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 309 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 601 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 44.436 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.144.

(Kosova Sot Online)