36 të vdekur dhe 47 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 15:44
36 të vdekur dhe 47 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Nga Komuna e Malishevës kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 9 raste të reja të infektuara.

Nga kjo komunë është thënë se deri tani 572 persona janë infektuar me këtë virus, nga të cilët 36 kanë gjetur vdekjen dhe 47 raste janë aktive.

“Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 572 raste, prej tyre 489 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 47 raste”, është thënë nga kjo komunë.

Ndërsa, rastet e ditës së sotme në Malishevë vijnë nga këto vendbanime: 4 raste në Banjë, 2 raste në Mleqan, dhe nga 1 rast në Llapçevë, Lubizhdë dhe Carrallukë.


(Kosova Sot Online)