Aksidenti në autostradën Prizren-Suharekë, motori i veturës përfundon në asfalt

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 15:47
Aksidenti në autostradën Prizren-Suharekë, motori i veturës përfundon në asfalt

Aksidenti në autostradën Prizren-Suharekë, motori i veturës përfundon në asfalt

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në autostradën Prizren-Suharekë. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë marrë lëndime trupore, ndërkaq janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Dy vetura janë aksidentuar mbrëmjen e së mërkurës në autostradën Prizren-Suharekë. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Mbrëmë më datë 06.01.2021, rreth orës 22:00, në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë, në kilometrin e 29-të, është shkaktuar një aksident trafiku , ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Katër persona kanë marrë lëndime trupore, përderisa raportohet për dëme të shkaktuara materiale. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës i Policisë së Kosovës është marr me rastin dhe procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Hoxha.

Ndërkohë, dëmet materiale nga ky aksident janë të mëdha. Si pasojë e përplasjes, motori i njërës prej veturave ka përfunduar në asfalt.

(Kosova Sot Online)