Pasi ia përmend LVV’së dhunën në Kuvend, Delawie shndërrohet në një Grenell të ri nga militantët në Twitter

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 15:58
Pasi ia përmend LVV’së dhunën në Kuvend, Delawie shndërrohet në një Grenell të ri nga militantët në Twitter

Greg Delawie ka qenë ambasador në Kosovë. Ai ishte kundërshtar i hapur i presidentit Trump dhe mbështetës i Joe Biden. Duket që problemi nuk është me Trumpin, por me këdo që guxon ta kritikojë Kurtin dhe LVV’në.

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie dje ka reaguar në Twitter pas protestave të dhunshme të protestuesve pro-Trump në Kongresin amerikan.

Delawie ka shkruar se trazirat e shkaktuar dje në Washington DC ia kanë kujtuar kohën kur ai shërbente në Kosovë dhe politikanët kanë hedhur gaz lotsjellës më 2015 duke sakrifikuar demokracinë për të synuar pushtetin duke aluduar në gazin lotsjellës të hedhur në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e Vetëvendosjes.

Por ky krahasim nuk iu ka pëlqyer kosovarëve të cilët i kanë komentuar ish-ambasadorit amerikan në Twitter duke e kritikuar për krahasimin e dy situatave si të pasaktë.

Komentuesit nuk janë pajtuar me Delawien duke shkruar se hedhja e gazit ka qenë veprim i duhur në Kuvendin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)